Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë hiqet ora policore

Ndryshe nga Shqipëria ku Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të ketë orë policore, në Kosovë ekspertët e kanë hequr.

Po ashtu lejohet lëvizja pa maska gjatë ecjes kur qytetarët janë vetëm dhe në ambient të jashtëm. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur propozimin e tij para kryeministrit, Albin Kurti dhe kolegëve ministra.

“Kufizimi i orarit të qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave qoftë në ambient të hapur ose të tjera, përveç ambienteve me familje. Zgjatja e orarit të punës për shërbimet e gastronomisë deri në ora 23:00. Lejimi i lëvizjes pa maska gjatë ecjes kur ata janë vetëm dhe në ambient të jashtëm”, tha Vitia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?