Në 8 shtator zgjedhje të jashtëzakonshme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 8 shtator, mësohet nga burime brenda Presidencës së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve të RTK-së, Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat do të mbahen me 8 shtator.

Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?