Në Kosovë heshtje zgjedhore, votojnë 1.8 milionë banorë

Në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore, pas një fushate dhjetëditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për zgjedhjen e parlamentit të ri, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 872 mijë qytetarë.

Nesër, nga ora :007 e mëngjesit deri në orën 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë për 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se më 11 qershor, do të hapë 889 qendra votimi. Procesi zgjedhor në Kosovë do të monitorohet nga rreth 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?