Në Kosovë ka sërish përleshje në LDK

Edhe në Kosovë nuk mungojnë përplasjet. Në qytetin e Podujevës, ka pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në shkollën që mban emrin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në Podujevë, ka pasur përleshje para se të fillonte procesi zgjedhor.

Si pasojë e kësaj përleshje të gjithë të pranishmit u detyruan që të largoheshin nga kjo sallë vetëm pak minuta pasi filloi procesi i zgjedhjeve.

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, ka thënë se ka qenë përleshje fizike, por thjeshtë përleshje verbale dhe se aktualisht çdo gjë është duke shkuar në rregull. Procesi zgjedhor i LDK-së, që nga fillimi i tij është përballur me tensione e përleshje, madje në një nëndegë në Prishtinë ka pasur edhe përleshje fizike, ku janë përdorur edhe karriget.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?