Në Kosovë konfirmohen rastet e para me Omicron

Pas Shqipërisë, edhe autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan mbëmjen e së dielës se varianti Omicron i koronavirusit, ka hyrë në vend.

Në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se nga 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15 deri 25 dhjetor 2021, të cilat u dërguan për ekzaminim në Gjermani, janë konfirmuar 9 raste me Omicron.

Sipas institutit, dy raste janë të importuara nga Shtetet e Bashkuara, dy nga Mbretëria e Bashkuar, një nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron të detektuara, janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dielën, në Kosovë u shënuan 12 raste të reja të infektimeve, nga 2430 testime dhe një humbje jete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?