Në Kosovë nuk ka Coronavirus
Nga data 08.02 deri me 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 42 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Kështu njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku theksohet se gjatë ditës së sotme me ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta në COVID-19
“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Me datë 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjashtë pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative, prej të cilave dy të ritestuara negative në virusin SARS CoV-2 dhe një pozitive në Influencën A”.
“Nga data 01.02.2020 deri me 03.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë regjistruar gjithsej 1.879 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Merdare 779, Vërmicë 599, Jarinje 85, Dheu i Bardhë 40, Hani i Elezit 29, Kullë 7, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë”, thuhet në kumtesë.