Në Kosovë numri më i madh i viktimave nga dhuna në familje

kujdesin e Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe do të zgjas deri më 31 tetor, raporton Anadolu Agency.

Me këtë rast, është theksuar se institucionet kanë obligim dhe përgjegjësi ligjore për të mbrojtur të drejtat e viktimave të dhunës, si dhe për këto të drejta duhet të informohet opinioni i gjerë.  “Ky obligim më së miri përshkruhet me moton, një javë e ngritjes së vetëdijes dhe 365 ditë të dhënies së shërbimeve” ka thënë Sylë Hoxha, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës.

Ai ka theksuar se zyra e Prokurorit të Shtetit së bashku me Zyrën Qendrore për Mbrojtjen e Viktimave ka riorganizuar zyrat për mbrojtjen e viktimave, në të gjitha Gjykatat Themelore, në mënyrë që viktimat të kenë mbrojtje më efikase, ndihmë dhe qasje në polici, prokurori dhe gjykata. “Me qëllim që këto raste të trajtohen në mënyrë profesionale dhe duke marr mësim nga lëshimet në të kaluarën, Këshilli i Prokurorisë së Kosovës ka marr vendim që të caktohen koordinatorët, në secilën Gjykatë Themelore, të cilët do të jenë të trajnuar dhe të specializuar për trajtimin e rasteve të viktimave të krimit, posaçërisht në rastet e dhunës në familje, si rasteve më të shpeshta në shoqërinë tonë” ka thënë Hoxha.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka përshëndetur të pranishmit, në veçanti ata nga shtetet e rajonit: Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ai ka shprehur besimin se, vitin e ardhshëm në këtë ngjarje do të jetë prezent edhe përfaqësuesi i Serbisë dhe ka theksuar se Java e të Drejtave të Viktimave të Krimit po organizohet për herë të pestë, në Kosovë. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është, jo vetëm të mbrohen viktimat, por edhe të rritet vetëdija e shoqërisë për të drejtat e viktimave.

 “Nuk mjaftojnë vetëm policia dhe prokuroria, por edhe institucionet tjera duhet të punojnë në parandalimin dhe ngritjen e vetëdijes, në veçanti po flas për shkollat dhe së treti, janë familjet tona. Secili prej nesh mund të jetë viktimë e krimit, ndërsa familjet tona duhet të kujdesen me ato, t’i ndihmojnë në rehabilitim e jo t’i trajtojnë në mënyrë tjetër” ka thënë Kuçi.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson ka premtuar se, shteti i saj do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në  trajnimin dhe edukimin e ekspertëve nga lëmi i mbrojtjes së të drejtave të viktimave të krimit.

Duke porositur se, duhet miratuar ligjet për mbrojtjen e drejtave të viktimave, ambasadorja ka ftuar politikanët kosovar që të lënë anash dallimet politike dhe të formojnë institucionet, sa më shpejtë, në mënyrë që Kosova të vazhdojë të ec përpara.

SHKARKO APP