Në Kosovë partitë politike po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve
Vetë ata që bëjnë ligjet po i shkelin. Tubimet partiake pa maska dhe pa distancë, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Ka qenë kjo thirrja e drejtorit të institutit kombëtar të shëndetit publik në Kosovë, Naser Ramadani.
Partitë politike kanë nisur fushatën dhe po mbajnë tubime me qindra persona, shpesh në ambiente të mbyllura, pa respektuar normat anti Covid. Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, thotë se kjo përbën një rrezik të madh për shtimin e të prekurve me Covid 19 dhe pasojat e tyre do të shihen vetëm pas pak javësh.
“Çdo grumbullim i njerëzve pa respektuar masat mbrojtëse dhe në tubimet që zgjasin më shumë se gjysmë ore po them, me siguri që janë rrezik potencial që me u përcjell infeksion në mesin e atyre njerëzve. Prandaj, mos respektimi këtyre masave pas vetës sjell një rrezik të shtimit të numrit të këtyre rasteve”, thotë Tolaj.
Tentativa për të përfituar sa më shumë vota, po çon në rrezikim të shëndetit të qytetarëve.