Në Luginën e Preshevës s’ka asnjë shqiptarë të prekur nga COVID -19

Ragmi Mustafa, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës në një intervistë me skype me studion e Ora News tregoi se në Luginën e Preshevës fatmirësisht nuk ka asnjë shqiptarë të prekur nga koronavirusi

“Është fat dhe  falë Zotit nuk ka të prekur akoma ndonjë qytetar” thotë ai dhe duke vënë në dukje mungesën e shërbimit shëndetësor shton se në këto kushte kujdesi është më i madh i qytetarëve për vetëkarantinim

Shpreh kritika ndaj pushtetit vendor pasi nuk kanë marrë asnjë masë. “Janë të paorganizuar dhe mos dhëntë zoti të ketë rast sepse do e pësonin shumë” nënvizon Mustafa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithathu ai shprehu dhe shqetësimin sepse të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë kthyer nga Maqedonia apo Kosova u është kërkuar të izolohen jo vetëm 14 ditë siç është rregulli por dhe 14 ditë të tjera shtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?