Në Serbi, sulmohet me gurë një autobus nga Kosova

Një autobus nga Kosova është sulmuar me gurë në mbrëmjen e së hënës në Krushevc të Serbisë. Drejtpërdrejtë në emisionin Puls të KTV-së, ku i ftuar ishte ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u publikuan fotografi nga ky rast, ku vërehet se është thyer xhami i përparmë i autobusit të kompanisë “Zhitia Turist”.

Lajmin e ka konfirmuar pronari i kësaj kompanie. Lekaj e ka quajtur këtë vepër, “akt qyqar”.

SHKARKO APP