Në Siri janë 27 fëmijë kosovarë

Të dhënat e fundit të departamentit për anti terrorizëm në Policinë e Kosovës tregojnë se numri i kosovarëve në Siri është 70 deri 75 meshkuj, 38 femra dhe 27 fëmijë.

Drejtori i këtij departamenti, Fatos Makolli, ka thënë se ky numër mund të jetë i lëvizshëm vetëm tek fëmijët, ndonëse për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit ka ndodhur edhe shtimi i familjes.

“Sipas të dhënave të tanishme janë 70 deri 75 meshkuj të cilët konsiderohen që kryejnë funksione të ndryshme, ndërsa janë 38 femra dhe 27 fëmijë në zonën e konfliktit mirëpo shifra e fëmijëve mund të mos jetë e saktë pasi ata janë atje për një kohë të gjatë dhe në ndërkohë ka ndodhur shtimi. Nëse u referohemi shifrave kuptojmë që një pjesë e madhe e grave dhe fëmijëve kanë shkuar pa dëshirën e tyre”, ka thënë Makolli.

Teksa ka theksuar se nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast ku një qytetar i Kosovës ka arritur të futët në zonën e konfliktit.

“Nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast kur një qytetar i Kosovës ka arritur të futet në zonën e konfliktit”, ka shtuar ai.

 

SHKARKO APP