Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës: Demarkacioni s’është problemi kryesor i Qeverisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, pret që pozita dhe opozita në këtë mandat të jenë bashkë për interesa nacionale të vendit.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Haliti ka thënë se do të ishte mirë që kryeministrit Haradinaj t’i lejohet të punojë, pastaj për çfarëdo të mete në qeverisje të debatohet në Kuvendin e Kosovës. Duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për rrëzimin e kësaj Qeverie, Haliti ka pyetur se pse u dashka të rrëzohet një Qeveri e cila është pro BE-së, NATO-s, luftës kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar.

Ai ka theksuar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të jetë problemi kryesor i kësaj Qeverie, për të cilën çështje shpreson se do të zgjidhet në diskutime me Qeverinë e Malit të Zi. “Problemi kryesor për këtë koalicion është lufta kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Haliti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?