Nënkryetari i LDK-së: Demarkacioni sa është shtyrë, nuk fitoi askush

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri është shprehur se marrëveshja e Demarkacionit i ka votat e sigurta dhe se miratimi i saj është shtyrë.

Deklarata e tij është bërë gjatë një emisioni televiziv. Haziri ka hedhur poshtë dhe lajmet se mes koalicionit qeverisës në Kosovë ka probleme.

‘Me atë çfarë ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës nuk ka fituar askush, vetëm është shtyrë për pak kohë procesi i Demarkacionit.

Me PDK-në, na ka bashkuar interesi kombëtar, statusi i Kosovës duke sakrifikuar edhe politikisht, sepse ne kemi dallime të mëdha, dhe këtë herë PDK, ka qenë më tolerante sepse na ka lënë postin e kryeministrit’, u shpreh Haziri.

Nënkryetari i LDK ka folur dhe për mungesën e Listës Serbe. Sipas tij votat e Listës Serbe nuk kanë më ndikim në Parlamentin e Kosovës.

SHKARKO APP