Nënkryetarja e LDK-së tregon a do ta votojnë Osmanin si presidente
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se partia e saj po zhvillon takime me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, për t’u siguruar mbi rolin e saj si përfaqësuese e popullit. ”Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon takime me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, për tu siguruar nga ajo që do të luaj rol unifikues dhe përfaqësim të popullit sa më të mirë siç kërkohet nga Presidenti”,-ka thënë ajo.
Nga ana tjetër, ajo është shprehur se janë duke diskutuar me anëtarët e partisë për bnjë vendim për votimin e presidentit dhe se palët kanë mendime të ndryshme. Por sipas saj, një vendim do merret pas një takimi tjetër me Osmanin.
”Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari i saj Lumir Abdixhiku është duke zhvilluar takime bashkë me nënkryetaret me Osmanin për të diskutuar, për t’u siguruar që Osmani do të luaj një rol unifikues dhe do të përfaqësojë interesat e popullit më së miri ashtu siç kërkohet nga pozita e presidentit, kushdo qoftë ai.
Ka mendime të ndryshme mirëpo kjo është e natyrshme në secilën kryesi të partive, në secilin këshill të përgjithshëm, ka mendime të ndryshme. Ajo për çfarë po punojmë ne tani është për të arritur një qëndrim unifikues pavarësisht zërave të ndryshëm.
Që të dalim me një qëndrim të përbashkët, por kjo varet edhe nga disa takime të paktën edhe një tjetër që pritet të ketë lidershipi jonë me Osmanin”.