‘Nëse nuk hiqet muri në Mitrovicë, ne do të ngremë mur në Preshevë’
Punimet e fundit rreth Urës së Ibrit kanë krijuar konfuzion, paqartësi e tensione tek qytetarët e Kosovës dhe kanë ngjallur mosbesim ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Por, ngritja e murit ka nxitur reagime edhe në Luginën e Preshevës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, murin të Ura e Ibrit e ka quajtur të papranueshëm për Luginën e Preshevës.
“Kjo punë shkon në mënyrë reciproke dhe ne do të veprojmë në të njëjtë mënyrë. Nuk mundet Evropa të veprojë me standarde të dyfishta, ndryshe për serbët e ndryshe për shqiptarët”, ka thënë Musliu për “Zeri.info”.