Nëse Serbia prek Kosovën, SHBA do kundërpërgjigjet ashpër

56 Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një artikull formimit të Ushtrisë së Kosovës si dhe reagimeve të zyrtarëve serbë.
Sipas AP, Kosova pritet që të premten Forcën e Sigurisë të Kosovës ta shndërrojë në Ushtri, veprim ky që ka nervozuar shtetin fqinj – Serbinë, mjaftueshëm për të deklaruar se do të marrë veprime ushtarake, por sipas AP-së, këto janë thjesht kërcënime boshe.

Të premten 120 deputetët e Parlamentit të Kosovës pritet ta votojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri, ndërkaq në anën tjetër Beogradi zyrtar, siç raporton AP, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Derisa Beogradi vazhdon të insistojë se qëllimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës është intervenimi në pjesën veriore të banuar kryesisht me shumicë serbe, Prishtina zyrtare kategorikisht mohon një gjë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq së fundmi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se shpreson se “nuk do të kenë nevojë të përdorin ushtrinë, por një opsion i tillë është në tavolinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në artikullin e AP-së, thuhet se situata së fundmi është tensionuar kur autoritet kosovare i vënë taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë që kishte lobuar që ajo të mos anëtarësohet në Interpol.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?