Nesho i kërkon llogari ambasadorit të SHBA në Kosovë: Të japë sqarim për Banjskën
Agim Nesho thotë se ambasadori i SHBA-ve në Kosovë duhet të japë llogari se çfarë ka bërë për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit. Nesho tha se Ambasadori i SHBA-ve nuk ka bërë sa duhet që fajtorët e Banjskës të dënohen dhe shteti organizator të mbajë përgjëgjësi.
”Kam një pyetje edhe për ambasadorin. Ngjarjet e Banjskës, a dolën me detaje çfarë kishte atje? Çfarë ka bërë ambasadori amerikan për këtë ngjarje që përgjegjësit të dënohen dhe vendet të mbajnë përgjegjësi për këtë gjë? Jo duhet të japë sqarim, se çfarë ka bërë për Banjskën, kush ka qenë përgjëgjësia e tyre, kush janë lëshimet që bëjnë”, tha Nesho.
Ai shtoi gjithashtu se për çështje të sovranitetit të territoreve shqiptare nuk duhet të ketë kompromis, edhe sikur të na i kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Për çështjet e sovranitetit nuk ka kompromis. Kushdo që të jetë. Sikur edhe vëllai jonë i madh, SHBA, të thotë sakrifikoni diçka që të qetësojmë Serbinë, unë mendoj që jo. Ne e justifikojmë Kurtin në këtë, sepse sensibilizimi i jep kohë Kosovës që të fitojë diçka. Edhe futja e trupave në Veri është një arritje”.