New York Times: Ekipi i Kosovës, ende pa stadium

Gazeta më e madhe amerikane shkrimin për Kosovën e ka titulluar: “Kosovo: The Road Team”.

“The New York Times” ka shkruar se si Kosova është përballur me beteja të mëdha që nga viti 1990 dhe kryengritjet e shqiptarëve ndaj serbëve.

Gazeta amerikane shkruan gjithashtu se si Kosova ka qenë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2008, atëherë kur u shpall edhe pavarësia.

“New York Times” tregon se njohja e Kosovës nga FIFA ka vënë në pah edhe probleme të mëdha, pasi Kosova nuk ka një stadium për t’i luajtur ndeshjet.

Dhe për këtë arsye ndeshja e parë e Kosovës si vendas, për kualifikimet e Botërorin “Rusia 2018”, është dashur të luhet në Shkodër.

“The New York Times” tregon se lojtarët e Kosovës më herët kanë përfaqësuar vende të tjera, por pas pranimit në FIFA kanë vendosur që ta veshin fanellën e vendlindjes, përcjell Express.

“Pasi bën udhëtimin pesëorësh përtej kufirit malor që ndan dy vendet, mijëra tifozë të Kosovës zbritën nga autobusët e tyre duke brohoritur”, shkruan gazeta amerikane.

“Udhëtimi i tyre në stadium ishte i mbushur me fishekzjarrë, me fanella blu dhe të verdhë dhe thirrjet “Shqipëri Etnike”, një referencë për idenë e Shqipërisë së Madhe që do të bashkojë shqiptarët, të cilët janë ndarë në pesë vende: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi dhe Shqipëria”, përfundon shkrimi.

SHKARKO APP