Nga 1 dhjetori transporti publik falas për qytetarët në Prishtinë

Nga 1 dhjetori transporti urban në Prishtinë do të jetë falas për qytetarët. Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ky lehtësim për udhëtarët në kushtet e pandemisë do të qëndrojë në fuqi deri në fund të muajit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës propozojnë që udhëtimi falas në urbanët e Prishtinës të shtyhet deri në mars të vitit të ardhshëm

“Ne si grup kemi propozuar që trafiku urban të jetë pa pagesë për gjithë qytetarët e Prishtinës për 4 muaj deri në mars. I bëj thirrje kryetarit të komunës që të vendosë të gjitha procedurat në zbatim në mënyrë që të futet një linjë buxhetore për këtë aspekt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, sipas kryetarit Ahmeti, një vendim i tillë nuk mund të merret tani pasi duhet ndryshuar buxheti i komunës, por çështja do të rikthehet për shqyrtim sërish në fillim të vitit të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?