Nga 2 shkurti rritet çmimi për vizat Schengen

Kosovarët presin ditën kur do të marrin lajmin e mirë të heqjes së regjimit të vizave për ta, por ndërkohë, nga 2 shkurti do të përballen me një rritje të çmimit për vizat Schengen.

Shtypi vendas citon për këtë informacion faqen të Schengenit, ku theksohet se ndërsa tarifa aktuale është 60 euro, nga fillimi I muajit të ardhshëm, aplikuesve do t`u duhet të paguajnë 80 euro. Një rritje, që llogaritet të jetë mbi 30% më shumë. Rregullat e reja parashikojnë gjithashtu edhe zgjatjen e periudhës së aplikimit.

Ata që duan të vizitojnë ndonjë prej vendeve të Zonës Schengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, ndërsa aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët. Ky ndryshim i Rregullores për Vizat është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian qershorin e vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet e tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen. Përveç kësaj, vendet anëtare do të jenë të detyruara të hapin qendra për procesimin e vizave në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos të detyrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar.

SHKARKO APP