Nga Kosova Vuçiç flet në telefon me Erdoganin

Takimi i Presidentit të Serbisë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës në Zveçan është shtyrë për pak kohë pasi Aleksandar Vuçiç kishte paralajmëruar se ka një bisedë telefonike me Presidentin  e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njofton tanjug, transmetojne Koha.

Më herët Presidenti Vuçiç duke folur në Forumin e Bizneseve, kishte thënë se ka informacion se Erdogani dëshiron të flasë me të dhe se sapo ta ketë rastin do komunikoje me të, sepse, siç tha, edhe Erdogani paraqitet menjëherë në çdo ftesë që ai ia bën.

SHKARKO APP