Nga nesër Kosova merr masa të reja ndaj Koronavirusit

Varianti i ri i koronavirus ka bërë që edhe Kosova, sikurse vendet e tjera, të marrë masa kundër përhapjes. Duke nisur nga e hëna, çdokush që hyn në vend duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi PCR-negativ ose dëshmia se personi ka kaluar Covid-19.

Nga 3 janari i vitit 2022, për hyrje të Republikës së Kosovës do të vlejë dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe qasjen e qytetarëve në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare do të vendosen ekipet e lëvizshme të vaksinimit.

Kufizime dhe ashpërsim masash ka edhe ndër qytetarët dhe profesionet e caktuara, ku përveç vaksinimit të plotë apo të pjesshëm, do të kërkohet edhe testi PCR-negativ.

SHKARKO APP