Nga nesër qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza në 27 vende të BE-së, fluks fluturimesh në aeroport

Nga dita e nesërme, më 1 janar, qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza në 27 vende anëtare të BE-së, të cilat përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen. Pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, mbajtësit e pasaportave të Serbisë me vendbanim në Kosovë, do të mbeten të vetmit pa mundësinë e lëvizjes së lirë.

Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka shënuar rritje të fluturimeve mbi 4% më shumë në krahasim me vitin 2022, duke kapur shifrën prej 40 mijë fluturime për vitin 2023.

Gjithashtu, për herë të parë në historinë e aeroportit, kanë udhëtuar rreth 3.4 milionë udhëtarë, si dhe këto shifra udhëtimesh priten të rriten gjatë këtij viti me liberalizimin e vizave për Kosovën. Aeroporti është përgatitur për këtë numër të udhëtarëve dhe është duke investuar edhe në hapësira të reja për çfarëdo fluksi tjetër të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?