Nga Zvicra me pushime në Ulqin, sherr masiv në plazh për një femër

Dy grupe të rinjsh në Ulqin janë rrahur keq ndërmjet tyre, megjithatë sherri nuk ka degjeneruar deri aty sa ndonjëri mund të rrezikonte jetën.

Siç njoftoi fillimisht gazeta Vijesti e Podgoricës, arsye e zënkës e më pas edhe e përleshjes fizike, ka qenë mos sqarimi i hesapeve mes dy grupeve rreth një vajze.

Më herët media ton-line kishin njoftuar se rrahja ka qenë me baza nacionale, por këtë e përgënjeshtroi policia që shkoi në vendngjarje dhe ndaloi të rinjtë.

Në njërin nga dy grupet ishin katër të rinj të Kosovës me qëndrim në Zvicër. Në grupin tjetër tre të rinj vendalinj.

SHKARKO APP