Ngërçi, Kurti: Zgjidhja është votimi i fshehtë
Kryeministri Albin Kurti, thotë se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë. Kurti mbrojti kandidaturën e Albulena Haxhiut. ”Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. Përgjigja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht po e pamundëson kuorumin”, tha kryeministri në një prononcim të shkurtër për gazetarët të hënën.
Të dielën, deputetët dështuan për herë të 21-të radhazi të konstituojnë legjislaturën e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Dështimi për të konstituuar Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik, duke e lënë atë edhe pa qeveri të re kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.
Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 27 maj në orën 11:00. Pro votimit të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim. Në sallën plenare kanë qenë të pranishëm 90 deputetë.
KOHA JONË SONDAZH

