Ngërçi politik në Kosovë: Sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen sot në seancë nga ora 11:00, në një përpjekje të re për të konstituar legjislaturën e nëntë, pas aktgjykimit që i detyron të përfundojnë procesin brenda 30 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar tri herë të sigurojë shumicën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Fillimisht u propozua Albulena Haxhiu, e cila mori vetëm 57 vota. Pastaj, kandidatura e Donika Gërvallës u bllokua nga deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, për shkak të postimeve të vjetra që lidhnin bashkëshortin e saj me akuza të mëparshme. Tentativa e tretë solli Hekuran Muratin në garë, por edhe ai përfundoi me të njëjtin rezultat.

Seanca e sotme pritet të tregojë nëse ngërçi politik do të tejkalohet, duke hapur rrugën për funksionimin normal të Kuvendit, i cili prej javësh është i bllokuar nga mosmarrëveshjet politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?