Nicholas Abbott, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë

Britania e Madhe ka bërë të ditur emrin e ri të ambasadorit të saj në Kosovë, i cili do të vijë në këtë post pas mbarimit të mandatit të ambasadorit aktual Ruairi O’Connell.

Abbott do të marrë detyrën e tij në shtator të këtij viti. Ndërkaq, ambasadori Ruairi O’Connell do të transferohet një shtet tjetër me mision diplomatik.

Ambasadori i ri, Abbott është i martuar dhe baba i dy vajzave. Gjatë karrierës së tij ka kryer misione të rëndësishme diplomatike dhe politike në shumë vende të botës. Në CV-në e tij thuhet se ka ndjekur një kurs intensiv të gjuhës shqipe që prej vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?