Nikoliç: Ç’e duam Evropën, para Kosovës?
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, në një intervistë për “FoNet” ka folur edhe për atë që ai e quan “problem i Kosovës”.
Ai ka thënë se beteja e Serbisë për Kosovën do të zgjasë shumë kohë, por kujtoi se ata nuk e kanë njohur kurrë shkëputjen e Kosovës nga territori i tyre.
“Nëse në fund të kapitullit 35 kuptohet se Serbia pranon pavarësinë e Kosovës, ne nuk do ta bëjmë kurrë”, tha Nikoliç, duke vendosur “problemin e Kosovës” para Evropës
. Ai më pas shtoi se ende nuk e sheh se si BE-ja do ta pranojë Serbinë si anëtare dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.