Nikoliç kërcënon: Larg duart nga Kosova, do ta paguani shtrenjtë

Presidenti serb, Tomisllav Nikolic, i intervistuar nga Radio Televizioni Serb tha se referendumi mbi pavarësine e Kosovës është një akt i panevojshëm, pavarësisht rezultatit.

Për Nikoli, shkëputja e kësaj krahine, siç e quan ai Republikën e pavarur të Kosovës, nga territori serb, është e papranueshme edhe nëse qytetarët do të votonin pro këtij akti.

Presidenti serb, guxon të shkojë edhe më larg, duke iu referuar platformës që ai ka premtuar për Kosovën.

Nikolic shpreh se ata që mendojnë ta rrëmbejnë Kosovën, duhet të maten dy herë për çmimin që do të paguajnë.

Presidenti serb shpreh bindjen se “administrata në Prishtinë po sforcohet para plotësimit të kërkesave, që do të çonin drejt kompetencave të plota, të një shteti të pavarur, gjë për të cilën ne mbetemi plotësisht kundër, theksoi ai.

Tomisllav Nikolic nuk harroi të përmend në shenjë pakënaqësie se Kosova përfaqësohet si Republikë edhe në Lojërat Olimpike Evropiane në Azerbajxhan, megjithëse si vend nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke theksuar se është në një pozicion më relakues, ndonëse nuk negocion drejtpërdrejtë me palën kosovare në Bruksel, Nikoliq përmend se është një proces i vështirë të komunikuarit rreth anëtarësimit të vendeve në Bashkimin Europian, ndërkohë që delegacioni kosovar vetëcilësohet si përfaqësues i një shteti të pavarur.

Presidenti serb në këtë intervistë foli edhe rreth pretendimeve të grupeve të jashtme, kanë nisur një fushatë në media, që ka në fokus rrëzimin e qeverisë Vuçiq dhe denigrimin e autoriteteve serbe.

SHKARKO APP