Nikoliç sfidon Prishtinën: Të premten jam në Kosovë për Krishtlindjet serbe

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç ditën e premte do të shkojë në Kosovë, me pretekstin se do të festojë Krishtlindjet ortodokse serbe.

Por zgjedhja e së Premtes duket se përbën në mos provokim, një pakujdesi protokollare që mund të përdoret nga mediat serbe se Nikoliç sfidon muslimanët e Kosovës.

Nikoliç ka planifikuar të qëndrojë në Shtërpcë ku do të marrë pjesë në kremtimin e Krishtlindjes. Sipas B92 njoftimin e ka shpërndarë Departamenti për Marrëdhënie me Publikun i Presidentit të Republikës së Serbisë.

Presidenti i Serbisë për herë të fundit ishte në Kosovë në Gazimestan për Vidovdan në vitin 2014.

Por në këtë rast ai vjen për t’u lançuar si kandidat për president nga Kosova, duke dërguar mesazhe sërish nacionaliste dhe ekstreme në drejtim të elektoratit serb.

Por cili do të jetë qëndrimi i qeverisë së Kosovës në këtë rast, pasi bëhet fjalë për një përdorim të territorit por edhe ndjenjave të popullit vetëm për efekt të votave që natyrisht nuk janë as në Kosovë e as në Shtërpce?

Siç bënte të ditur portal i Kremlinit, Sputnik në Shtërpcë dhe zonat rreth saj jetojnë aq pak njerëz sa janë të papërfillshëm nga ana e votave. Por e gjitha kjo synon të ndezë sërish një zjarr që në fakt nuk u fik kurrë, zjarri i Serbisë së Madhe që synon ta përdorë Kosovën si start i një muzike, avazi i të cilës ka më shumë se 100 që dëghohet. A i duhet dhënë fund? /tesheshi.com/

SHKARKO APP