Nipi i Adem Jasharit emërohet komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Bashkim Jashari është i biri i Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidencës ka thënë të martën, 30 nëntor, se emërimi i tij është bërë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe rekomandimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Paraprakisht, Osmani ka liruar nga detyra komandantin e deritashëm, Rrahman Rama, i cili është thënë të ketë dhënë dorëheqje nga ajo pozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas emërimit, në Ministrinë e Mbrojtjes është kryer procedura e pranim-dorëzimit të detyrës. Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forca e Sigurisë së Kosovës është themeluar më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që ka rezultuar me pavarësi të Kosovës.
Kjo Forcë është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s. Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për të ndryshuar mandatin e FSK-së.

Përgjegjësitë e reja kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?