Nipi i Jakup Krasniqit tregon 10 orët e bastisjes: Erdhën në shtëpi, kthyen çdo gjë përmbys
Lufta e Kosovës dhe protagonistët e saj vijojnë të jenë në filtrin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ulur në këtë bankë foli mbi të vërtetën e tij ku më shumë se si sqarim për gjykatë, fjalët e tij prekën dhe frymëzuan shumë shqiptarë. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, hodhi më tepër dritë mbi pozitat e Jakup Krasniqit, nipi i tij Dardani. ”Ka qenë një befasi, nuk është pritur një mënyrë arrestimi i tillë. Gjatë gjithë jetës ai nuk i ka ikur kurrë drejtësisë. Ajo çfarë e ka shqetësuar atë, por edhe të gjithë neve është mënyra se si është arrestuar një personalitet, një profesor, mënyra e tillë na ka ngjallur emocione je të mira. Bashkëshortja dhe vajza e kanë përjetuar më rëndë arrestimin e tij. Një ditë para se ta arrestonin, kam qenë atje për vizitë. Nuk folëm për Specialen në fakt, u ndamë dhe në mëngjes u zgjuam me këtë ngjarje aspak të pritur, u befasuam. Intervenimi ishte shumë i vrazhdë, na kanë shqetësuar. Reagim i familjarëve ishte i pritshëm”,-tha nipi.
Në çfarë ore ndërhynë?
Diku para orës 6 të mëngjesit, pa paralajmërim ka shkuar EULEX.
Kush ishte?
Zoti Krasniqi, bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre.
Si e morët vesh?
Një telefonatë e hershme aspak e zakonshme të shqetëson jo më kur të vijnë maska të armatosura, ndaj një personi shumë paqësor dhe intelektual
Çfarë kërkonin të gjenin ata?
Nuk e dimë, kanë marrë materiale dhe libra, jo saktësisht e dimë cfarë kanë marrë…
Sa ka zgjatur?
Deri diku në orën 17:00 pasdite kanë vazhduar bastisjen, 10 orë tmerri. Ka qenë një gjendje jo e mirë emocionale nuk komunikonin dot dhe nuk lëviznin dot brenda banesës së tyre, eshte prona private. Ne bashkëpunuam me ta për sa ishte nevoja me bashkëpunuar, por emocionet dhe ndjenjat ishin jo të mira.
Keni pasur komunikime me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, si ka qenë gjendja e tij emocionale?
Në momentin ku është larguar nga banesa mënyra si është futur në veturë shumë shpejt e kanë dërguar në aeroport për ta dërguar në Hagë. Ndjenja të këqija shumë. Nuk kishim ide si të vazhdonim na u përmbys gjithçka atë ditë krejt rrjedha e jetës.
Çfarë thuhet nga aktakuza?
Është e vrazhdë, e papranueshme, jo vetme puna dhe roli i tij por edhe e UCK-së ka qenë shumë e qartë Ne s’kemi lidhje me përmbajtjen e asaj aktakuze. Jemi të bindur se në fund do dalë se ajo ishte lëvizje çlirimtare se njerëzit kanë të drejtë të gëzojnë jetën e tyre në vendin e tyre pa cenuar jetën e dikujt tjetër Kjo ka qenë edhe udherrëfimi i jetës së Krasniqit Për ne janë trillime të papritur nuk i janë dash as Jakup Krasniqit dhe as shokëve të tij.
Ku e ndoqe?
Nga zyrat e partisë Nisma Social Demokrate na ka emocionuar edhe neve, krejt emocionet vijnë nga padrejtëisa që i bëhet popullit të Kosovës se po i bëhen akuza të paqëna është ngatërruar adresa adresa është diku tjetër në Beograd tek njerëz që ende mbajnë pozita atje, e bota bën sehir.
Burimi: BalkanWeb