Nis aksioni i Thaçit dhe Vuciçit për ndarje të Kosovës

Ajo çfarë po ndodh në pjesën veriore të Kosovës mban vulën e Presidentit të Kosovës. Ai më cdo kusht e don veriun e Kosovës të tensionuar. Kjo ishte përgjigja e tij e parë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i vënë taksë prodhimeve serbe.
Të gjithë ishin në pritje të Presidentit Thaçi për të thënë një fjalë të vetme për vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore për mallërat me origjinë serbe. Kishin kaluar dy ditë e ai nuk po fliste. Heshtja nuk është karakteristë për Thaçin. Ai komenton zhvillimet në cdo kënd të botës, e lëre më ato cfarë ndodhin në Kosovë. Por nuk po thoshte asgjë për raportet më të reja ekonomike me Serbinë. Mirëpo, pas aksionit të sotshëm në veri të Kosovës, të njësive speciale të policisë, duket që Thaci paska heshtur vetëm në publik, duke i mbajtur të angazhuar organet e rendit. Në këtë mënyrë, Thaci, i cili i mban në kontroll të rreptë prokurorinë, policinë dhe AKI’në, është hedhur në aksion. Atë cfarë po planifikonte ta bënte me negociata në Bruksel, në bisedime direkte me Presidentin Vucic, tash, si duket, po planifikon ta bëjë me intervenim direkt në terren.

Pas arrestimeve të sotshme atje, kinse për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanovicit, Thaci ka krijuar kushte ideale për serbët e asaj ane që të barrikadohen fuqishëm, madje edhe me barrikada fizike, kundër institucioneve të Kosovës. Kjo bëhet edhe më e qartë, tash kur policia e ka shpallur person në kërkim Milan Radojcicin, politikan i afërt me Ramush Haradinaj, kumbar i koalicionit për krijimin e qeverisë së Kosovës, i cili në netët e gjata kur po bëheshin marrëveshjet për formimin e qeverisë, më së njëherë kishte qëndruar në darka me Haradinaj, Veselin, Pacollin dhe Limajn. Vënia e tij në kërkim e Radjocict duket që i jep fund këtij koalicioni, e në këtë mënyrë edhe planeve të qeverisë së Kosovës, për t’iu kundërvënë ekonomikisht Serbisë.
Në këtë mënyrë Thaci, nëse i ecën aksioni sipas planit të tij, e rikthen pozicionin e tij në skenë, pozicion i cili ishte luhatur ditëve të fundit. Se e gjitha kjo është e orkestruar, mjafton t’i lexojmë lajmet në mediat e afërta me Presidentin e Kosovës. Kështu për shembull, në një shkrim me burime në Klan Kosova, pronarët e të cilit medium janë të kontrolluar direkt nga Presidenti Thaci, shkruan se “Milan Radjocic ishte arratisuar nga ndjekja e policisë së Kosovës, pasiqë dikush nga Prishtina e kishte lajmëruar atë për aksionin”. Pastaj në fund të këtij shkrimi tregohet që Haradinaj e kishte pritur Radojcicin para disa kohësh në zyrën e tij.
Se Radjocic kishte komunikime me Kryeministrin Haradinaj këtë e ka konfirmuar edhe vetë ky i fundit. Mirëpo është shumë thacist aludimi se Haradinaj, ose dikush nga Prishtina, e ka njoftuar Radojcicin që të arratisët.
Në anën tjetër mësohet se Radjocic ka qënë në Beograd, në takimet me qeverinë Serbe dje gjatë gjithë ditës. Se Radojcic nuk është në Kosovë, ose që ai nuk ishte në Kosovë, kjo figuron edhe në të dhënat e policisë kufitare. Gjithashtu mësohet se policia nuk kishte të dhëna që ai ishte kthyer prapa në Kosovë.
Sido që të jëtë, tashmë pritet që gjërat të përkeqësohen edhe më tutje, Për dallim nga Beogradi, që është unik në qëndrimet për Kosovën, në Prishtinë gjërat qëndrojnë shumë më ndryshe. Presidenti i Kosovës, që supozohet të punojë për interesa të vendit, është shumë më pranë me qëndrime në Vucicin, se sa me Qeverinë e Kosovës./express/

 

SHKARKO APP