Nis Festivali internacional i artit në Kosovë

Artistë kombëtar dhe ndërkombëtar janë mbledhur bashkë në Festivalin Internacional të artit pamor që ka filluar nga 11 tetori e do ta zgjasë deri më 17 tetor të këtij muaji. Ky Festival i cili organizohet nga Muhamet Ahmeti Metis, organizator dhe kurator, çdo vjet mbledhë artistë nga vendet e ndryshme të botës të cilët prezantojnë përvojat e tyre artistike dhe gërshetojnë stile të ndryshme të pikturës.
Qëllimi i këtij Festivali të artit pamor është që artistët të shkëmbejnë përvoja të tyre, të prezantojnë ide të reja kreative, të nxisin debat për artin në përgjithësi, të përcjellin njëri tjetrin gjatë të pikturuarit, pastaj të debatojnë për veprat. “Scili artist do të sjellë elemente nga stilizmi ose vrulli kah qenia dhe uniteti”, thotë Ilir Muharremi i angazhuar si kritik i artit në këtë Festival.
Organizator artistik i këtij Festivali është Adriana Marku Sejdaj. Menagjer Fehmi Hoxha. Ky projekt është përkrahur nga Komuna e Fushë Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Yunus Emre Enstitüsü, HOLIDAY RESORT BUQUKU Drejtor: Sadik Gashi dhe Ali Sinani nga Zvicra.

Ndërsa, artistët pjesmarrës në këtë Festival janë:

Anastasia Tarasenko – Ukraine*
Azem Kuqana – Albania *
Başak Kőkalan – Turkey *
Emma Poppy – France*
Fehim Huskovic – Bosnia and Herzegovina*
Haxhere Rama – France *
Helidon Haliti – Albania
Ismane Mehdi – North Macedonia
Jeff Roland – France *
Khalil Kofahi – Jordan*
Majlinda Kelmendi – Albania *
Marjana Goxhabeliu – Albania *
Melek Gűnbey Gűler – Turkey *
Mikel Temo – Albania *
Mishel Mybell – Bulgaria*
Mustafa Arapi – Albania *
Öznur Işir Yarkatiş – Turkey *
Reshat Ameti – North Macedonia
Saimir Ahmeti – Albania *
Selime Osmani – North Macedonia
Serdar Yilmaz – Turkey
Vladimir Temkov – North Macedonia

Arta Rushiti – Kosovo *
Basri Mekolli – Kosovo *
Dije Bllaca – Kosovo *
Elena Dragusha – Kosovo
Hajrush Fazliu – Kosovo *
Haki Xhakli – Kosovo *
Halil Matoshi – Kosovo *
Hazir Reka – Kosovo *
Ilmi Sadiku – Kosovo*
Musa Prelvukaj – Kosovo*
Refki Gallopeni – Kosovo*
Saranda Kika – Bahtiri – Kosovo*
Saranda Xhemajli – Kosovo*
Xhevahire Gashi – Kosovo*

SHKARKO APP