Nis seanca e jashtëzakonshme. Opozita bojkoton Parlamentin, Haradinaj i pasigurt për votat

Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para mediave ka deklaruar se Opozita duhet të jetë pjesëmarrëse në seancën për këtë rezolutë.

Haradinaj në këtë deklaratë ka thënë se nuk e ka të sigurt nëse i ka votat për ekipin negociator për dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Express.

Më pas ai është shprehur se opozita nuk tregon patriotizëm për mos-pjesëmarrje në këtë seancë.

Seanca është thirrur të fillojë në ora 09:00, kurse një tjetër seancë pasuese, po ashtu e jashtëzakonshme, është thirrur nga opozita, në përpjekje të miratimit të një resolute kundër bisedimeve që kanë për qëllim ndryshimin e kufirit të Kosovës.

Ndërkohë rikujtojmë se grupi Parlamentar i lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur që

Kështu ka bërë me dije, Avdullah Hoti, Shef i GP të LDK’së.

“Ne nuk marrim pjesë sepse mendojmë se kjo është një përpjekje e kryeministrit dhe Qeverisë për ta prishur seancën e orës 10:00. Ne Nuk do të lejojmë që askush të luajë me territorin e Kosovës. Ne do të marrim pjesë në seancën e orës 10:00”, ka thënë Hoti pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK’së.

SHKARKO APP