Nis seanca për Haradinajn, merr pjesë dhe Mustafa: Fletëarrestet serbe të pavlefshme, Haradinaj do lirohet

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për arrestimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, javën që shkoi, në Francë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka prezantuar para deputetëve të kuvendit kërkesën dhe arsyetimin për mbajtjen e kësaj seance, të iniciuar nga deputeti i AAK-së dhe e përkrahur nga 44 deputetë tjerë.

Në seancë po merr pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Ndryshe, Haradinaj javën që shkoi i arrestua në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.

Ai vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë, derisa Beogradi të paraqesë provat dhe kërkesën e tyre për ekstradim.

isa-mustafa-kuvend

 Kryeministri Isa Mustafa gjatë fjalës së tij para ligjvënësve kosovarë shprehu shqetësimin për arrestimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbi baza politike nga ana e Serbisë.

Mustafa tha se qeveria e Kosovës po kontribuon për lirimin e Haradinajt dhe ai do të kthehet në Kosovë.

“Fletërarrestet janë të padrestja me tendeca për të krijura tensione dhe dëmtuar proceset e Kosovës më tej. Kosova po kontribuon në lirimin e Haradinaj dhe të kthehet Kosovë.

Përfaqësuesit e Kosovës janë shprehur se fletëarrestet janë të pavlfeshme.

Shpreh bindjen se institucionet e Francës do të marrin vendimin e duhur për Haradinajn dhe raste të tilla të mos aplikohen edhe ndaj qytetarëve të tjerë.
Nuk e shohim të arsyeshme që ai të mbahet në Francë dhe do të punojmë që shteti francezë të lirojë Haradinajn”, u shpreh Mustafa.

 

 

SHKARKO APP