Nis zyrtarisht shndërrimi nga FSK në ushtri

Edhe zyrtarisht sot ka nisur procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në ceremoninë e zbulimit të pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka uruar për zbulimin e pllakës dhe fillimin e tranzicionit te ushtrisë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se që nga sot zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë.

“Që nga sot ndryshon emërtimi i ministrisë. Dua të falënderoj të gjithë që kontribuuan në formimin e ushtrisë. Sot është dita ku zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë i cili do të zgjas 10-vjet”, ka thënë Berisha.

Sidoqoftë, ky tranzicion do të zgjas 10 vite dhe do të jetë një proces gradual dhe transparent, që lidhet me shtimin e kapaciteteve njerëzore si dhe makinerive ushtarake.

Ndryshe, Kosova u bë zyrtarisht me ushtri më 14 dhjetor, me ç’rast u votuan tri ligje me unanimitet të plotë.

SHKARKO APP