Nishani: Komisioni hetimor nuk ka asnjë vlerë. Rama të bëjë padi në Gjykatën e Hagës kundër raportit të Dick Marty

Ish-Presidenti Bujar Nishani kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe institucionet që ai drejton që të bëjnë padi ndaj raporti të Dick Marty që akuzon UÇK-në për krime lufte. Në një mesazh në rrjetet sociale, Nishani shprehet se Rama nuk duhet të merret më me padi ndaj Haradinajt dhe politikanëve të tjerë të Kosovës, por të dëshmojnë se nuk është peng i interesave të Serbisë dhe të bëjë padi.

Megjithatë “më mirë vonë se kurrë” thotë një fjalë e urtë shqiptare.  Le ta bëjë tani, urgjent, menjëherë akuzën ndaj atij Raporti shpifjesh dhe vetë shpifësit.  Nuk ka nevojë për teatër qesharak në Parlamentin sharlatan monist të rilindsave. Nëse është i zoti, nëse ka kurajo, nëse nuk është peng i qarqeve shoviniste serbe, të shkojë sa më parë në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut kundër Raportit dhe vetë Dickut! Të tjera janë bullshit!”,- shkruan Nishani.

Ish-Presidenti shprehet se Edi Rama njihet si politikani shqiptar që mbështet tezën e ndarjes së kufijve dhe me padinë do të dëshmojë se i intereson vërtetë UÇK.

Rilindësi, mbartësi i tezës së ndarjes së territoreve të Kosovës dhe dhuruesi i 12 (dymbëdhjetë) miljeve det arbëror, po ngre një fasadë tjetër për të fshehur tradhtitë e rënda që nuk mund të fshihen. Komisioni Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veriun e vendit është veçse shfaqja qesharake e radhës prej tradhtarit frikacak. Qeveria e Rilindsit prej 8 (tetë) vitesh duhet të kishte ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundër  atij Raporti dhe kundër spekulantit Dick Marty. Por Rilindsi ishte i zënë me akuzat dhe paditë kundër Kryeministrit të Kosovës dhe Gjeneralit të UÇK, Ramush Haradinajt dhe nuk kishte kohë të denonconte Dick Marty dhe shpifjet e tij”,- deklaron Nishani.

SHKARKO APP