Nisin lëvizjet për zgjedhjet e parakohshme, Kurti e Mustafa takim të fshehtë në Prishtinë
Politika në Kosovës ndodhet në udhëkryq. Me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk dihet ende nëse do të këtë zgjedhje parlamentare.
Edhe pse me 22 shkurt është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrimet përkatëse. Kështu LDK dhe Vetëvendosje kanë kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë.
Mediat kosovare kanë publikuar një foto takimi mes Isa Mustafës dhe Albin Kurti, i cili po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit. Pritet që takimi mes tyre të prodhojë një marrëveshje për një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.