Nisin lëvizjet “sekrete” në Kosovë! Gati koalicioni i parë me LDK?

Zërat për një koalicion të mundshëm mes VV-së e LDK-së janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së edhe për një mandat të tretë, kanë ardhur reagime edhe nga deputetë të VV-së.

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se bashkëpunimi VV-LDK, do të japë mundësinë e një qeverisjeje ndryshe.

Sipas saj, kjo formë e bashkëpunimit do të ishte e paparë deri më tani. Por, sipas saj, kryeministër duhet të jetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky është postimi i plotë i saj:

Qytetarët e Kosovës e duan ndryshimin, e kërkojnë atë, e përjetojnë emocionalisht e dëshpërohen kur mudësitë nuk shfrytëzohen.

Bashkëpunimi i Lëvizjes me LDK jep mundësinë e nisjes së një rrugëtimi të ri për një qeverisje ndryshe, për një model të paparë deri tani, angazhimi për një të ardhme çfare e dëshirojmë, për përmirësim të gjendjes.

Por ndryshimi duhet të jetë i vërtetë, substancial e tërsor. E ndryshimin i kërkuar kaq shumë vjen vetëm me një qeverisje parimore, të guximshme e profesioniste. Me një Kryeministër të ditur e të pashantazhueshëm, me Albin Kurtin.

SHKARKO APP