Nisin spekulimet – Blic: Ish-presidenti Behgjet Pacolli “blen” lirimin e Haradinaj
Mediat serbe kanë nisur një fushatë spekulimi sa i përket përpjekjeve të autoriteteve kosovare për lirimin e ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.
Gazeta Blic shkruan se ish-presidenti i Kosovës, njëkohësisht dhe biznesmeni më i pasur shqiptar Behgjet Pacolli nuk po kursen pasurinë e tij për të mundësuar lirimin e Haradinaj.
Sipas Blic, “ish-presidenti i shqiptarëve të Kosovës po paguan kryesisht grupe ndikuese, të cilat do të ushtrojnë presion mbi politikanët francezë, por edhe për të nisur një fushatë të medias në favor Haradinajt. “