Nisma e Vjosa Osmanit për president nga populli, Lumir Abdixhiku: LDK e mbështet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që e drejton ai i mbështet në parim amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga qytetarët. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato. “Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci.
Komisioni për Legjislacion i ka kaluar amendamentet e presidentes Vjosa Osmani për ndryshimin e mënyrës se si zgjidhet presidenti i vendit. Pas një debati të nxehtë, amendamentet për ndryshime kushtetuese që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit, u miratuan me 6 vota për dhe 2 kundër.
Kjo nënkupton se këto amendamente tani mund të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për t’u hedhur në votim. Për të hyrë në fuqi, këto amendamente apo ndryshime kushtetuese, duhet të votohen nga dy të tretat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë.
KOHA JONË SONDAZH

