Nisma per Kosoven: Do te jemi zë i fuqishëm opozitar

“NISMA për Kosovën gjatë jetës së saj politike me forcë e ka  proklamuar nevojën për një qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga nevoja për rrotacion dhe për qeverisje ndryshe, ne dhe aleatet ndërtuam koalicionin për ndryshim. Nevoja për ndryshimin e qeverisjes në vend ishte synimi dhe motivi i bashkimit tonë për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kësaj politike i kemi qëndruar besnik, mbi bazën e një parimësie konsistente.

NISMËS i vije keq që me gjithë përpjekjen e saj humbëm shansin e ndryshimit të shumëpritur nga qytetarët. NISMA për Kosovën duke qenë e bindur në nevojën për ndryshim në  jetën politike të Kosovës i siguron anëtarët, simpatizantët, votuesit e saj, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës se do të jetë zë i fuqishëm opozitar deri në arritjen e ndryshimit që i duhet vendit.”

SHKARKO APP