Një ditë para se të vizitojë Serbinë, Putin merret me ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur një ditë para vizitës për problemet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor.

Putin ka thënë se është befasur me formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe qëndrimin e Bashkimit Evropian duke mos bërë asgjë për ta ndalur këtë.

I pari i Rusisë ka thënë se ushtrinë po e sheh si shumë të rrezikshme për rajonin, duke i ka bërë thirrje më pas BE’së që mos t’i mbyllë sytë ndaj këtyre veprimeve.

Por Putin nuk e ka harruar mikun e vjetër, duke i premtuar Serbisë se do të vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin ushtarak-teknik. Unë nuk do të fsheh faktin se më ka befasuar heshtja e Bashkimit Evropian në lidhje me vendimin e “Parlamentit” të Kosovës në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri të vërtetë. Sepse është e qartë se serbët që jetojnë në këtë krahinë kanë përjetuar një veprim të tillë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre. Përndryshe, kjo lëvizje krijon një rrezik serioz të situatës në rajon. Pra, nuk është në interes të BE të mbyllë sytë me veprime të tilla të njëanshme, të cilat shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare, sidomos nëse Brukseli llogaritet që të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj si ndërmjetës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Putin për gazetën e njohur  “Novosti”.

Ndryshe, Putin do të zhvillojë nesër një vizitë në Beogread, e cila mendohet se do të ndikojë në ecurinë e fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

SHKARKO APP