Një ditë para seancës për qeverinë e re, Kurti mbledh kryesinë e Vetëvendosjes

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje aktualisht po mbahet mbledhje e kryesisë së partisë.

Mediat kosovare raportojnë se në seli është parë duke hyrë edhe kryeministri në detyrë e kryetari i kësaj force politike, Albin Kurti.

Gjithashtu, në mbledhje po marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të kryesisë.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

Edhe LDK ka mbledhur kryesinë e Kuvendit, ku kanë dalë disa nga emrat që do të përbëjnë qeverinë e re.

SHKARKO APP