Një humbje jete dhe shtatë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19 dhe një humbje jete.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive aktualisht është 352.

Ndërkohë, sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 2,022 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga procesi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 1,604,907 doza të vaksinave anti-COVID, derisa me të dy dozat janë vaksinuar 755,654 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?