Një i porsalindur rezulton pozitiv me COVID-19 në Kosovë, ja si është gjendja e tij

Shoqata e Neonatologeve në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 te të porsalindurit, i cili është edhe rasti i parë tek foshnjat në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga Burbuqe Skënderi, kryetare e kësaj shoqate, përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ajo ka thënë se gjendja e përgjithshme e foshnjës është stabile.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Beni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar Skenderi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të mërkurën se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 86.

Sipas njoftimit, të mërkurën, nga 413 testime të kryera, janë regjistruar edhe 214 raste me coronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4.100.

Ndërkaq, nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?