Një mjek, 6 infermierë dhe 1 teknik të infektuar me COVID 19 në spitalin e Prizrenit

Një mjek, një punëtor teknik dhe 6 infermierë të spitalit të Prizrenit kanë rezultuar pozitivë në Covid 19 në testet e bëra nga IKSHPK.

Drejtori për Shëndetësi në komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka thënë se nga 9 rastet e mbrëmshme të konfirmuara 8 prej tyre janë staf shëndetësor të repartit të Dializës.

Shehu ka thënë se IKSHP menjëherë ka nisur gjurmimin e rasteve dhe ka marr 53 mostra, 21 prej tyre janë të pacientëve dhe pjesa tjetër staf shëndetësor për të hulumtuar rastet e kontakteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka thënë se nuk dihet burimi I infeksionit dhe kjo mbetet të hulumtohet nga IKSHPK.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?