Një rrugë e re lidh Shqipërinë me Kosovën

Kosova dhe Shqipëria lidhen tashmë edhe përmes rrugës së Borjes, ku është edhe pika e kalimit kufitar pranë fshatit Glloboçicë në Kosovë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se për të lidhur këto dy anë të kufirit kanë investuar qeveritë e të dy vendeve.

Nga ana shqiptare gjatësia e rrugës Borje deri në pikën e kalimit kufitar është 2,5 km ndërsa në pjesën e Kosovës aksi është rreth 1.4 km dhe tashmë ka përfunduar.

“Investimi në zonën e Borjes është me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati, për shkak të pozicionit gjeografik që ky fshat ka në raport me fshatrat e tjerë të zonës së Kukësit. Më konkretisht, fshati Borje ndodhet rreth 32 km larg nga qyteti i Kukësit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në rrjetin social Facebook.

SHKARKO APP