Një rrugë me emrin e Azem Hajdarit në Shkup
Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare. Edhe pas 25 vitesh, kur ai u vra në 1991, është nderuar figura e tij, me vendosjen e emrit të tij në një nga rrugët e Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur Tritan Shehu, një nga figurat e para të krijimit të Partisë Demokratike.
Në facebook, Tritan Shehu, shkruan se: "Emri i Azem Hajdarit i vendoset një rrugë në lagjen e bukur Çarshi të Shkupit me vendim të Këshillit të asaj Komune. Me këtë rast u organizua një ceremoni me pjesëmarrje të gjerë nga Maqedonia e Kosova. Nga Shqipëria ishin familjarët e Azemit, miq të tij, Ambasadori ynë në Shkup".
Një status në facebook, ka ndarë për miqtë e tij dhe djali i madh i të ndjerit Hajdari, i cili ndihet i emocionuar që emri i babit të tij, të jetë në një rrugë të Shkupit.
Statusi në facebook, Kiri Hajdari
"Është një nga ngjarjet me emocionuese te jetës sime dhe do mbetet një kujtim i pashlyeshëm, ky aktivitet ne ketë lagje heroike dhe te lavdishme për te gjithë Shqiptaret. Jemi këtu sepse trimat dhe patriotet e vërtet mbështesin njeri tjetrin dhe i dalin balle Kombit ne momentet me kritike.
Sot inagurojmë rrugën jo vetëm të Azemit por rrugën e lirisë dhe vlerave te besimit me te mire tek ajo, për të cilën kane luftuar dhe sakrifikuar Shqiptaret nder shekuj.
Azemi me te gjithë të rinjtë e Lëvizjes studentore 25 vite me pare ishin dhe mbeten një model lirie dhe vlerave te idealeve te saj. Duke ju shprehur mirënjohjen me të thelle ju falënderoj dhe një herë për patriotizmin dhe Shqiptarinë që e mbroni me kaq dinjitet nder breza".
R.Shtylla